Është publikuar thirrje e re për mbështetje financiare për vendosje të destinacioneve të reja nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit dhe Shën Apostull Pali në Ohër për periudhën 2025-2027, me të cilën subvencionet do të ndahen për destinacione, ndërsa jo si deri më tani për kompanitë ajrore.
Mbështetja financiare do të ndahet në bazë të kritereve për rangimin e destinacioneve të reja sipas kësaj radhe: periudha e operimit të destinacionit, numri i fluturimeve javore, atraktiviteti i aeroportit drejt të cilit operon, si dhe numri i ulëseve të ofruara në shitje.
Shteti do të paguajë nëntë euro në kundër vlerë denari për udhëtar hyrës të transportuar nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit, ndërsa 12 euro në kundër vlerë denari për udhëtar në hyrje të transportuar nga Shën Apostoll Pali- Ohër. Çdo destinacion i ri për të cilin jepet mbështetja financiare, ndërsa do të funksionojë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit dhe Shën Apostoll Pali në Ohër, nuk duhet të shërbehet me transport të rregullt në dy sezonet e fundit të IATA-s.
Transportuesi ajror që zgjidhet si përfitues i mbështetjes financiare është i detyruar t’i shërbejë çdo destinacioni të ri të vendosur për në/nga aeroportet në Shkup dhe Ohër, për të cilin jepet kjo mbështetje financiare, të paktën dy herë në javë në secilin nga sezonet e IATA-s sipas në një orar fluturimi të paracaktuar, të hartojë një plan për promovimin dhe marketingun e destinacioneve të propozuara, si dhe të paraqesë një raport në Ministrinë e Transportit çdo gjashtë muaj.
Në kuadër të programit trevjeçar për këtë qëllim janë paraparë mjete në vlerë prej 360 milionë denarë. Afati përfundimtar për dorëzimin e kërkesave për pjesëmarrje në procedurë është 7 tetori deri në orën 10:00, deri kur mund të dorëzohen kërkesa në arkivin e Ministrisë së Transportit.
Mund të aplikojnë të gjitha kompanitë e interesuara ajrore të cilat posedojnë vërtetim për përmbushjen e kushteve të sigurisë për kryerjen e transportit publik ajror, kanë transportuar të paktën 5 milionë udhëtarë në vitin 2023 dhe kanë realizuar fitim prej minimum 10 milionë euro në vitin 2023.
Qeveria para një jave miratoi një varg masash për rritjen e numrit të udhëtarëve në aeroportet dhe paralajmëroi program të ri trevjeçar për mbështetje financiare që do të fillojë nga 1 janari. Është rritur mbështetje prej shtatë euro për udhëtar të transportuar nga aeroporti i Shkupit në nëntë euro dhe prej 4,5 euro në 12 euro në aeroportin e Ohrit për udhëtar të transportuar.
Me ndryshimet në dhënien e subvencioneve, sipas ministrit të këtij dikasteri Aleksandar Nikolloski, zgjidhet problemi i varësisë nga një linjë ajrore. Kjo, sipas tij, është arsyeja e reduktimit të udhëtarëve nga aeroporti i Shkupit dhe Ohrit për mbi 330 mijë udhëtarë këtë vit për shkak të problemit që “Vizer” ka me aeroplanët e vet, i cili në asnjë mënyrë nuk lidhet me situatën në vend.
Portali EX-YU aviation së fundmi njoftoi se linja ajrore me kosto të ulët Viz Er do të zvogëlojë kapacitetin për transport të udhëtarëve nga Aeroporti i Shkupit në tremujorin e katërt të këtij viti për 22,6 për qind, gjegjësisht për 125.726 ulëse më pak se vitin e kaluar. Në Aeroportin e Ohrit, megjithatë, numri i vendeve të lira do të ulet për 32,6 për qind ose 17.858.
Viz Er, sipas njoftimit, ka vazhduar të zvogëlojë kapacitetin e disponueshëm të vendeve në pothuajse të gjitha tregjet në ish-Jugosllavi gjatë tremujorit të katërt në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Po pakësohen 330.000 vende në tregun ballkanik.
Mbështetja financiare në trafikun ajror në vend është dhënë që nga viti 2012, kur u lidhën tre kontrata të njëpasnjëshme trevjeçare me kompaninë ajrore hungareze me kosto të ulët “Viz Et”. Në bazë të mbështetjes financiare, “Viz Et” në vitin 2012 është paguar 25,6 milionë denarë, në vitin 2013 75,4 milionë denarë dhe në vitin 2014 135 milionë denarë. Në vitin 2015 janë paguar 40 milionë, në vitin 2016 dhe 2017 rreth 104 milionë denarë, në vitin 2018 shuma është 43,8 milionë, në vitin 2019 66,5 milionë. Në vitin 2020 shuma e mjeteve të paguara për fluturime të subvencionuara është 21 milionë denarë, në vitin 2021 10,4 milionë, ndërsa në vitin 2022 nuk janë paguar mjete. Kontrata është pezulluar gjatë periudhës së koronës, për shkak të së cilës janë paguar mjete në vitin 2020 dhe 2021 për të ardhura të realizuara nga viti 2019. E fundit nga tre kontratat me Viz Er përfundoi më 1 mars 2022, pas së cilës qeveria e mëparshme ndryshoi modelin e mbështetjes financiare, duke hapur mundësinë për të lidhur një kontratë me më shumë linja ajrore. Pas thirrjes së parë të pasuksesshme është shpallur një thirrje e re dhe më 13 prill të vitit të kaluar Qeveria ka lidhur marrëveshje me “Lufthansa” për linjë të re ajrore nga Shkupi në Frankfurt dhe me “Viz Er” për fluturime nga Shkupi në Luksemburg, Shtutgart, Salzburg dhe Lubjanë.