Në Britaninë e Madhe ekspertët shëndetësorë po bëjnë thirrje për vendosjen e maskave në transportin publik. Shkak për këtë është bërë varianti i ri i Covid-19 i quajtur Arcturus, që sipas ekspertëve është mjaft ngjitës. Ky variant përbën një në 40 raste të reja, duke ngjallur frikën se së shpejti mund të bëhet variant dominues dhe të shkaktojë një valë të re rastesh.
“Ne jemi në një situatë shumë më të mirë, megjithatë u bëj thirrje qytetarëve që të mbajnë maska në transportin publik, në grumbullime apo në ambientet e mbyllura. Mund të duket se po rikthehemi pas, por virusi vazhdon të shkaktojë pasoja dhe personat vulnerabël vuajnë më shumë”.
Virologët kanë paralajmëruar se Covid-19 ende përbën një kërcënim, edhe pse situata shëndetësore në Britaninë e Madhe paraqitet e stabilizuar.
Klan News