PERINSKI: FORMULARËT E APLIKIMIT TË DORZOHEN JO MË VONË SE 30 PRILL
Është shpallur thirrja e dytë publike, në të cilën komunat mund të aplikojnë për mjete financiare për realizimin e projekteve infrastrukturore. Këtë e bëri të ditur Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Zllatko Perinski, i cili njoftoi se të gjitha komunat mund të aplikojnë për mjete financiare deri në 15 miliardë denarë për projekte në fushën e kulturës, sportit, mjedisit jetësor, infrastrukturës rrugore, politikës sociale dhe arsimit.
“Të drejt për të aplikuar kanë të gjitha komunat, dhe komuna në qytetin e Shkupit, të cilët mund të aplikojnë me një ose më tepër projekte infrastrukturore duke përfshirë projekte në fushën e kulturës, sportit, mjedisit jetësorë, infrastrukturës rrugore, politikës sociale dhe arsimit” – tha Perinski.
Perinski, njoftoi se kjo thirrje publike është vazhdimësi e thirrjes së parë publike, i cili tha se Interesimi më i madh në thirrjen e parë ishte për realizimin e projekteve të infrastrukturës rrugore.
“ Shtyrja e afatit të aplikimit deri më 30 prill është një risi, si dhe ka një rrethanë lehtësuese në sigurimin e dokumentacionit të nevojshëm për fillimin e prokurimit publik, kjo është për të ndihmuar komunat dhe për t’u dhënë atyre hapësirë për të siguruar dokumentacionin e nevojshëm derisa procedura është në vazhdim” – tha Perinski.
Formularët e aplikimit duhet të dorëzohen në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale, apo online në web-faqen e ministrisë. Shpërndarja e fondeve do të bëhet në bazë të popullsisë rezidente në komunë dhe sipas censusit të fundit dhe dokumentacioni i plotë i projektit që kërkohet për fillimin e prokurimit publik.