Prestigjozja britanike rekomandon edhe qytetin e Vlorës dhe Gjirokastrës
Mediat sociale kanë treguar që impakti i tyre është shumë i madh kur bëhet fjala për turizimin.
Kështu ka ndodhur edhe me gazetarin Mark Strenon i të përditshmes prestrigjoze britanike “The Telegraph” i cili është njohur me qytezën e Ksamilit nga një postimi në rrjetet sociale, ku cilësohej si ‘Karaibet e Evropës’. Vendosi të shkojë në Ksamil dhe t’i kushtojë një reportazh në median ku ai punonte.
Por ndryshe nga Karaibet, ai shkruan se Ksamili është më i lirë dhe lehtësisht i aksesueshëm për çdo pushues.
“Nga qyteti i Korfuzit përmes tragetit mund të shkosh në qytetin bregdetar të Sarandës për vetëm 40 minuta ndërsa nga Saranda për në Ksamil mjaftojnë 30 minuta.”
Gazetari britanik evidenton 3 ishujt e njohur të Ksamilit.
“Gjatë regjimit komunist të Enver Hoxhës në vitet 1960 qyteza shërbeu si bazë për prodhimin e vajit të ullirit. Por pas rënies së regjimit, pati një hov të madh. Zhvillimin e madh e tregojnë hotelet, baret dhe restorantet përgjatë vijës bregdetare. Në këto të fundit ofrohen pjata të shumëllojshme të pasura me prodhimet e detit.”
Rendësi në artikull i kushtohet dhe zonës arkeologjike të Butrintit, që përfshin rrënojat e qytetit të lashtë ilir. Qyteti i Vlorës, por edhe Gjirokastrës i rekomandon si destinacionet e rradhës për pushimet e këtij viti.
Klan News