Shqipëria turistike ka zënë serish vend në median britanike Mirror. Në më pak se 10 ditë, tabloidi britanik i ka kushtuar një tjetër artikull, ku ndalet sërish te Maldivet e Europës, siç i cilëson ajo plazhet e Ksamilit.
Shkrimi kësaj radhe bazohet edhe te përshtypjet e blogereve, konkretisht tek, Traveling With Tals, e cila ka ndarë eksperiencën e saj të pushimeve në Ksamil, të cilin shumë prej ndjekësve e quajnë të mrekullueshëm.
Kjo ka mjaftuar për të dëshmuar që krahasimi i Ksamilit me Maldivet të jetë me vend. Madje The Mirror shkon më tej, duke i sugjeruar pushuesve të zgjedhin Shqipërinë si destinacion pasi jo vetëm që do të shikojnë plazhe të mrekullueshme, por edhe do të kursejnë nga buxheti i tyre i pushimeve.
Për këtë, ky reportazh i referohet ndër të tjerave edhe çmimeve të fluturimeve nga Anglia në Shqipëri që janë shumë herë më të lira se ato me Maldivet.
Sipas kësaj të përditshmeje, nga Anglia në Shqipëri mund të udhëtosh me vetëm 95 euro, ku krahas Aeroportit Nënë Tereza, mund të përdoret edhe aeroporti i Korfuzit.
Tv Klan