Thatësira europiane zbulon historinë

Vera jashtëzakonisht e nxehtë ka bërë kërdinë në shumë zona rreth Europës, me disa vende që vuajnë thatësirën më të keqe në dekada. Por ndërsa thatësira po shkakton vonesa në transportin detar dhe po shkakton mjaft probleme për fermerët, nivelet e ulëta të ujit kanë zbuluar gjithashtu disa pjesë të historisë që janë parë rrallë.

Në provincën qendrore të Spanjës, Caceres, arkeologët u lumturuan kur uji në rezervuarin e Valdecanas u tërhoq, duke ekspozuar Dolmenin e Guadalperal-it.

I quajtur Stonehenge Spanjoll, rrethi i dhjetëra gurëve megalitik besohet se daton që në vitin 5000 para Krishtit. Monumenti natyror u zbulua nga arkeologu gjerman Hugo Obermaier në vitin 1926, por zona u përmbyt në vitin 1963 nga një projekt zhvillimi rural gjatë epokës së diktaturës së Francisco Frankos. Që atëherë ky monument është bërë plotësisht i dukshëm vetëm katër herë.

Në mënyrë të ngjashme në Gjermani, niveli i ujit në lumin Rinit ka rënë duke zbuluar gurë të zhytur në ujë me data të vjetra të gdhendur sipër. Por rishfaqja e të ashtuquajturve “gurët e urisë” nuk ka qenë e mirëpritur nga gjermanët, të cilët e shohin atë si një paralajmërim dhe kujtesë për vështirësitë me të cilat u përballën njerëzit gjatë thatësirave të mëparshme.

Ushtria italiane në fillim të gushtit u thirr për të kryer një shpërthim të kontrolluar të një bombe të Luftës së Dytë Botërore të zbuluar në ujërat e ulëta pasi lumi Po. Vendi po përballet me thatësirën më të madhe në 70 vjet dhe në zonat përreth lumit Po është shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Liqeni më i madh i Italisë dhe destinacioni kryesor turistik, Garda ka vuajtur gjithashtu nga thatësira dhe së fundmi një plazh shkëmbor u shfaq në Sirmione. Shtrati i shkëmbinjve nuk ishte zbuluar prej shumë vitesh dhe turistët u panë duke shijuar plazhin e sapo zbuluar.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share