Kreu i PDSH-së në intervistën eksluzive pas edicionit të lajmeve në Klan M, tha se Taravari në Gostivar fitoi duke koalicionuar me pakicat si turqit dhe romët.
”Pakicat në Maqedoni ku jetojnë me shqiptarët si romët, turqit, boshnjakët e kanë bërë traditë vitet e fundit se votojnë për partitë politike që nuk janë tradicionale në aspektin nacional të shqiptarëve, rezultati i avansuar i Taravarit në Gostivar është rezultat i një koalicioni të hapur me turqit dhe romët” – deklaroi Thaçi. /KlanMacedonia/