NË ZGJEDHJE PARLAMENTARE BESA DHE ASH DO TË FITOJNË VETËM NGA NJË DEPUTET
Për kreun e PDSH Menduh Thaçi rezultatet e zgjedhjeve për Këshillin komunal në Tetovë ishin të pritshme. Sipas tij, partia të cilën drejton ai arriti rezultate fantastike. Por, Thaçin e pritshme ka qenë edhe fitorja e Lëvizjes Besa dhe humbja e ASH-së.
”Partia Demokratike Shqiptare kishte rezultat fantastik në këto zgjedhje për këshillin e komunës, dhe tani pres një kthesë të fuqishme në skenën politike të PDSH-së”,deklaroi për tv KlanM Menduh Thaçi-Kryetar i PDSH-së.
Duke e quajtur rast lokal, Thaci tha se fitorja e Lëvizjes Besa në Tetovë nuk do të reflektohet pozitivisht në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ai madje shprehet skeptik edhe për rezultatet në Njësinë e Gjashtë zgjedhore.
Jo. Eshtë një rast lokal. Nuk është e vërtet nuk do të arrijnë te njësia zgjedhore nr 6 as edhe një deputet, në njesitë tjera asnjë – hiç, deklaroi për tv KlanM Menduh Thaçi-Kryetar i PDSH-së.
Duke komentuar situatën aktuale në vend, kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi tha se orientimi shqiptarëve dhe i qytetarëve të RMV-së duhet të jetë pro perendimor dhe nuk duhet të hiqet dorë nga ky orientim. Kurse I pyetur nëse duhet të dorëhiqet nga skena politike, Thaçi u përgjigj negatvisht duke e arsyetuar këtë me rezultatin pozitiv dhe se partia e tij, dita – ditës po ngritet./KlanMacedonia/