Thaçi: Maqedonasve më shumë u pengon futja e Bullgarëve në kushtetutë se sa largimi i 20%

Gjatë emisionit KlanDebat, kreu i PDSH, Menduh Thaçi njoftoi se në takimin e liderëve është hapur edhe çështja e “20 përqindëshit”, ku është kërkuar që të largohet ky formulim jo dinitoz për shqiptarët. Sipas Thaçit, për maqedonasit më problematike është përfshirja e bullgarëve në kushtetutë se sa heqja e 20%.

“Temën e 20 përqindëshit e hapi z. Ahmeti me një korrektësi të shpjegimit të bashkëbisedimit që kemi pasur ne të dy, me sqarimet se tashmë janë plotësuar të gjitha kushtet që ky formulim jodinjitoz për popullin shqiptar dhe për gjuhën shqipe të eliminohet, me sqarimin se ky kompromis është pranuar në Marrëveshjen e Ohrit për ta përmbyllur sa më shpejtë konfliktin. Për maqedonasit më problematike është përfshirja e bullgarëve në kushtetuë se sa 20% – tha Menduh Thaçi. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share