Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi i ftuar në emisionin Debat Plus me Ermal Pandurin në televizionin Klan Macedonia tha se PDSH dy herë e ka përkrahur BDI-në në zgjedhje lokale, ndaj bashkëpunimi i partisë së tij me Frontin Europian është i duhuri.
“Kam pritur që kritikohem për koalicionin tonë me BDI-në, me Frontin Europian. Mirëpo kësi bashkëpunime ka pasur edhe në Gjermani, edhe në Greqi edhe në Kosovë. PDSH-ja dy herë në zgjedhje lokale e ka mbështetur BDI-në, ka qenë përkrahje e hapur dhe transparente. Kjo PDSH është vendimarrëse në këto qeveri, sepse ju e dini që kur u bë numri 60, u bënë 61. Pas zgjedhjeve presidenciale pres që te fillojmë t’i nxjerrim ato programet parlamentare, ta dikutojmë çështjen e kushtetutës, të diskutojmë për ekonomi, të dikustojmë për oferta konkrete e jo gjithmonë për tema për tërë Ballkanin”, tha Thaçi.
Ai shtoi se nuk mund ta akuzojnë atë për lista të zeza persona që kanë qasje familjare në korrupsion masiv.
“Opozitën në këto zgjedhje e kam të rrejshme. Izeti i ngatërron gjërat, ai ka qef të më lidh me lista të zeza në këto listat modern për korrupsion, kjo është e qartë. Babai i Izet Mexhitit, ështe i arrestum në vitin 2007 për korrupsion masiv. Izeti erdhi te unë t’I them Sasho Mijallkovit dhe Gruevskit t’i them të bëjnë diçka. Kryetari i Komunës së Cairit, Visar Ganiu, ka kërkuar ndihmë për bashkëshorten e tij për shkak të diplomës fallco”, deklaroi Thaçi. /TvKlan.mk