Thaçi: “E di se si e ushtron pushtetin VMRO-ja, kam qenë me ta! Ata kërkojnë luftë dhe betejë të fortë çdo ditë

Kreu i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi i ftuar në emisionin Klan Debat në Televizionin Klan Macedonia tha e njeh qeverisjen e vrazhdë të VMRO-DPMNE-së, ndaj edhe VLEN-i sipas tij janë të padobishëm në këtë koalicion qeverisës.

“Unë e di se si qeveris VMRO-ja, sepse kam qenë me ta. Ata duan luftë dhe betejë të fortë çdo ditë. Kur të vijë momenti ndërkombëtarët do t’ju thonë VLEN-it, ju cka bëni këtu? Sepse ata janë të padobishëm dhe do të behën të dëmshëm edhe pak kohë. Çdo selam i VMRO-së për BDI është shtypje për VLEN-in”, tha Thaçi. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share