Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, sot në një deklaratë ka bërë ditur se propozimi për të qenë kryetar partie është në rend dite, në mënyrë që të mbajë Frontin Evropian të bashkuar dhe të dalin në zgjedhje bashkë me një qëllim të qartë për fitoren.
“Do të jemi parti dyshe me BDI-në, sepse atë e shohim si forca kryesore për të arrit te fitorja. Që të mos i lejojmë partive Maqedonëse ti ngrenë istuticionet pa ne”, tha Menduh Thaçi.
“Krejt këto emra që i përmendi Taravari përmendi ai, un do jem me ato në list por un të hyj në list partisë maqedonase që me çdo kusht të bëhem deputet këtë nuk e bëj”, tha ai.
Nënshkrimi i marreveshjes së koalicionit do të bëhet ditën e hënë (25.03.2024) në ora 12:00 te Pallati i kulturës në Tetovë.