Thaçi: Aleanca koketon me Ali Ahmetin

Kreu i PDSH-së Menduh Thaçi ka deklaruar sonte se partia opozitare, Aleanca për Shqiptarët është duke koketuar me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti, me qëllim të hyrjes në qeveri.

“Rrijnë ata me Aliun, koketojnë me të. Ndoshta edhe zoti Ahmeti iu ofron një pjesë të kulaçit”

Megjithëse tha se nuk i intereson kjo punë, Thaçi theksoi se me hyrjen e ASH-së në qeveri mund të përfitojnë 10-15 veta.

“Atij i konvenon dhe mua fortë nuk më intereson. Mua më intereson diçka tjetër. Përveç atyre 10-15 vetave që janë aty rreth Ziadinit, ata duan të zgjedhin problemet e tyre individuale. Është legjitime, le të merren me Aliun”, vëlerësoi Menduh Thaçi./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share