Tha në Big Brother se ka frikë që mund t’ia marrë fëmijët, reagon ish-bashkëshorti i Drenusha Latifit

Edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova nisi pak ditë më parë.

Pjesë e këtij reality shou u bë edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Drenusha Latifi.

Në spektaklin e së hënës, ajo ka folur pak për ish-bashkëshortin e saj dhe frikën që ka, derisa ndodhet brenda shtëpisë.

Foto: Screenshot/Instagram

Ajo theksoi mes të tjerash se ka frikë që ish-partneri mund t’ia marrë fëmijët, edhe pse nuk i lejohet.

Ndaj këtyre deklaratave ka reaguar Atilla Kardesh me një postim të shpërndarë në InstaStory.

Foto: Screenshot/YouTube

“Kur gjuha gënjen, sytë e thonë të vërtetën”, ka shkruar ai krahas fotografisë duke etiketuar edhe Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Se çfarë do të ndërmarrë në lidhje me këtë pritet të shihet ditëve në vijim. /Telegrafi/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share