Një zjarr ka shpërthyer rreth orës 17.00 para Qendrës së Kluturës në Tetovë, në tendat ku po mbahet Panairi Veror i Librit.
Nga pamjet shihet se qytetarët por edhe punonjës në lokalet e afërta kanë bërë përopjekje që ta shuajnë zjarrin me ujë dhe aparate kundër zjarrit. Nga Libraria “Nobel” kanë theksuar se janë djegur disa stande, kurse kanë arritur të shpëtojnë disa kuti me libra. Sipas tyre dëmi është mbi 10 mijë euro, por mund të jetë edhe më I madh për shkak se tendat kanë qenë me qira. /KlanMacedonia/