Partitë politike kanë vazhduar fushatën zgjedhor për zgjedhjet e Këshillit të Komunës së Tetovës, të cilat do të mbahen më 20 gusht. Partia e Bilall Kasamit ka zhvilluar dje aktivitete të fushatës në fshatin Sellcë të Tetovës, prej ku kryetari i partisë, Bilall Kasami premtoi zgjidhjen e probleme me të cilat përballen banorët e kësaj rrethine. Mes tjerash, ai premtoi se do të rregullonte rrugën dhe do të zgjidh problemin me ujin.
“Neve na duhet pjesëmarrja për këshillin që atë rrugë gjysmake që ata e kanë lënë në gjysmë për tetë vite, ne ta përmbyllim në mandatin tonë dhe këtë mund t’ju premtojmë. Ne duam shumicën për Tetovën, që të zgjidhim problemin me ujin, edhe për Sellcën edhe për Tetovën edhe për çdo vendbanim të Komunës së Tetovës”,deklaroi Bilall Kasami, Lëvizja Besa.
Ndërkohë, Aleanca për Shqiptarët theksin e aktiviteteve të djeshme zgjedhore i ka fokusuar në fenomenin e ikjen e të rinjëve nga vendi. Gjatë një aktiviteti në stacionin e autobusëve në Tetovë, kandidatja për këshilltare, Idila Pustina tha se, Aleanca për Shqiptarët do të punojë që të ndalojë ikje e të rinjve nga vendi.
“Tetovarët nga ky stacion në të ardhmen duhet të nisen vetëm drejt universiteteve për specializime dhe drejt vendeve për pushime e ekskurzione. Të rinjtë mund të ndalen, e madje edhe të kthehen vetëm nëse atyre u jepet mundësia për të ndërtuar qytetin ashtu siç dëshirojnë. Aleanca për Shqiptarët na besoi këtë mundësi neve që bashkë me moshatarët tanë të rikthejmë jetën në Tetovë”,deklaroi Idila Pustina, kandidate E ASH.
Bashkimi Demokratik për Integrim, në kuadër të fushatës zgjedhore, ka organizuar mbrëmë një koncert në Tetovë. Bartësi i listës së kandidatëve të BDI-së, Faton Ahemti, premtoi se do të punojnë në zhvillimin e kulturës në Tetovë. Ai premtoi se do të punojnë për hapjen e një teatri për të rinj dhe për fëmijë në qytetin e Tetovës.
“BDI është e fokusuar që tërë kohës të mbështesë kulturën shqiptare, të mbështesë të rinjtë në përgjithësi. Do të angazhohemi edhe më tepër në periudhën që vijon të bëhet institucionalizimi edhe më shumë, më i lartë i kulturës tetovarë. Planifikojmë të propozojmë në nivele qendrore, krijimin e një teatri për të rinj, teatrit për fëmijë” deklaroi Faton Ahmeti, Bartës I Listës Së Bdi-së./KlanMacedonia/