Tetovë: Të gjitha vendvotimet hapen në kohë, procesi zgjedhor zhvillohet pa pengesa

Të gjitha vendvotimet janë hapur në kohë në Tetovë, pasi sot votohet për këshillin komunal. Kryetari i komisionit komunal në Tetovë, Nazmi Dauti u shpreh se të gjithë vendvotimet janë hapur në kohë dhe procesi i votimit zhvillohet pa pengesa deri tash.
Sipas tij gjithsej janë 117 vendvotime. Ai u shpreh se në fillim ka pasur probleme teknike, por ata janë menjanjuar dhe procesi zgjedhor vazhdon.

Në listën zgjedhore të Komunës së Tetovës janë regjistruar 84.071 votues të cilët gjatë ditës do të mund ta ushtrojnë të drejtën e votës në një nga 117 vendvotimet në qytetin e Tetovës dhe në disa vendbanime rurale. Besimin e votuesve për 31 vende në Këshillin e Komunës së Tetovës e kërkojnë 403 kandidatë nga 13 lista të kandidatëve./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share