Në Gjykatën Themelore në Tetovë sot duhet jepen fjalët përfundimtare të Prokurorisë dhe mbrojtjes së të akuzuarve të cilët ngarkohen për disa vepra penale lidhur me zjarrin në spitalin modular në shtator të vitit 2021, kur humbën jetën 14 persona
Ish-drejtorët, drejtorët Florin Besimi dhe Artan Etemi, ngarkohen për vepër penale “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”, ndërsa mjeku Boban Vuçevski për “mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë”. Spitali klinik si person juridik ngarkohet për dy vepra, së pari për “shkaktim të rrezikut publik” dhe “mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë”.
Ata në fillim të gjykimit theksuan se e kuptojnë akuzën, por se nuk ndihen fajtorë. Gjykimi filloi në dhjetor të viti 2022.