PUNA NË KËTË BULEVARD VAZHDON NËN VËZHGIMIN E ORGANEVE TË RENDIT
Bulevardi “Bllagoja Toska” në Tetovë vazhdon të mbetet problem i pa zgjidhur edhe më tej. Forca të shumta policore sot ishin në këtë pjesë për të siguruar që punimet të vazhdojnë në këtë bulevard, njofton KlanM.
Ali Reshidi banorë në këtë lagje pretendon se është ndryshuar plani urbanistik dhe po ngushtohet pjesa e rrugës e cila sipas tij do ti shkaktoje dem në të ardhmen në biznesin që do të hap aty.
“Mua më pengon kjo 30 m2 që ka sepse insiston Sevdie Rushiti që të punëtoret të ndërpresin punimet dhe të vije në këtë pjese 30 cm, ditën e martë kryetari i komunës tha do vazhdoje kështu siç është, tani nuk me përgjigjet askush. Nuk e di perse e ndërrojnë a shkaku i dy personave apo i qytetareve, perse të ngushtohet trotuari dhe të ngushtohet rruga. “ – tha Ali Rashiti.
Nga ana tjetër, sic njofton KlanM, Islam Rushiti shtëpia e të cilit u rrënua muaj më parë dhe tani është i vendosur në banesë me qira thotë se para se të prishet shtëpia kërkoi nga komuna që në këto 75 m2 t’i mundësohet që të ndërtoje objekt, parcele për të cilën thotë se posedon edhe fletë pronësi.
“Para se të prishet shtëpia kërkuam nga komuna që të liroje këtë 75 m2, qyteti është shumica si kjo e jona as nuk na lejojnë të ndërtojmë e as paratë nuk i kemi marrë sa ka qenë vlerësimi. Ne konkretisht kërkojmë që rruga të vazhdoje vetëm të lirohet pjesa jonë 75 m2 që na ka mbetur.” – tha Islam Rushiti.
Ndërkohë kërkuam prononcim nga Komuna e Tetovës lidhur me çështjen e kësaj mosmarrëveshje mes dy palëve në rrugën “Bllagoja Toska”. Nga Komuna e Tetovës njoftojnë se gjatë ditës së nesërme publikisht do të prononcohen rreth këtij problemi. /KlanMacedonia/
Përgatiti: Avni Tahiri