Tetovë: Referendum për dislokimin e kazinove dhe bastoreve!

Lëvizja Anti-bixhoz: Referendumi brenda 40 ditëve

Lëvizja AntiBixhoz shpreson se brenda 40 ditëve mund të organizohet Referendumi për të larguar lojrat e fatit apo kazinotë dhe bastoret nga Qyteti i Tetovës. Tetova nuk do të jetë Komuna e vetme. Referendume do të organizohen edhe në komuna tjera.

Nga Komuna e Tetovës njoftuan se të hënën cështja e Referendumit do të shtrohet tek partië që marrin pjesë në Këshillin Komunal.

Kryeministri Kovaçevski dje deklaroi se ndryshimet e Ligjit për Lojrat e Fatit janë në funskion të harmonizimit me rekomandimet e BE-së nga 14 Korriku 2014, për të përforcuar rregullativën në pjesën e organizimit të lojrave të këtilla. Sipas tij, përmes debatit në Kuvend mund të arrihet një zgjidhje që do të jetë në interesin e të gjithëve./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share