Sot mbi 30 punëtorë të NPK-së ishin grumbulluar dhe kishin bllokuar derën e Komunës së Tetovës për të protestuar dhe bllokuar kreun e Komunës, Bilall Kasamin, sepse, siç thonë, katër muaj janë pa rroga
Kasami në vend që të merrej me problemet e protestuesve, nisi të akuzojë gazetarin e Klan M dhe për të sqaruar se BDI është fajtore.
Nga ana tjetër protestuesit thonë se gjatë Ramazanit por edhe në prag të Fitër – Bajramit, përballen me situatë të rënduar ekonomike.
Ndryshe pas ndryshimeve në menaxhimin me Ndërmarrjen Publike Komunale të Tetovës, qytetarët janë ankuar për rritjen e faturave të ujit ku për herë të parë edhe Malësia e Sharrit edhe fshatrat Xhepçisht, Poroj, Reçicë do të paguajne për shërbimet që, sic thonë, nuk i marrin. /tvklan.mk/