Tetovë: Protestë në mbështetje të mjekut Boban Vuçevski

Disa qytetarë të Tetovës janë tubuar para ndërtesës së Gjykatës Themelore, për të mbështetur mjekun Boban Vuçevski, njërin nga të akuzuarit për zjarrin në Spitalin modular të Tetovës, ku në Shtator të vitit 2021, jetën e humbën 14 persona. Qytetarët u tubuan para fillimit të sotëm të procesit gjyqësor që ka nisur më 7 Dhjetor.

Qytetarët e tubuar kanë deklaruar se kanë ardhë për të mbështetur mjekun, duke vlerësuar se padrejtësisht është akuzuar. Sipas tyre, për zjarrin nuk ekziston faj te mjeku dhe se nuk ka logjikë që mjeku të përgjigjet për zjarrin.

Për zjarrin në Spitalin modular të Tetovës, krahas mjekut Boban Vuçevski, të akuzuar janë edhe drejtorët e atëhershëm, Florin Besimi dhe Artan Etemi si dhe Spitali Klinik si subject juridik. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share