Tetovë / Protesta të pensionistëve: Politikanët i rritën rrogat e tyre për 78% – duam pensione dinjitoze!

Pensione më të larta dhe përfitime nga mbrojtja shëndetësore dhe sociale, kërkuan sot në sheshin e Tetovës një grup pensionistësh nga ky qytet, përcjell KlanM. Sipas tyre, ashtu siç ndryshojnë ligjet për përfitime të zyrtarëve shtetërorë, ashtu le të ndryshojnë edhe për pensionistët.

“Të kalojmë një ligj për të rritur pensionet tona të ulëta në mënyrë lineare. Le të vendosin flamur europian sepse në BE kuptohet që ka legjislacion për një standard dinjitoz të pensionistëve. Nuk mund të mbijetosh me këto pensione! Nëse zyrtarët mund t’i rrisin pagat e larta me 78 për qind, më mirë të mos na thonë sikur të ishte një lajm i mirë që kemi rritje të pensioneve 6 për qind. Marrim 12 mijë denarë pension. Me ata gjashtë për qind do të marrim edhe 720 denarë. Çfarë mund të bëjmë me kaq pak para? Nëse ata mendojnë se është një rritje e mirë, ne do t’i kalonim ato para në llogaritë e tyre”, tha Divna Zdraveska nga Tetova./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share