Tetovë: Nga 1 Shkurti llogaritë për mbeturina sipas sipërfaqeve banesore!

NË SHKURT NIS ME PUNË NDËRMARRJA E RE PUBLIKE

Nga 1 shkurti, për grumbullimin e mbeturinave, qytetarët duhet të paguajnë varësisht sipërfaqes së objekteve të banimit. Ky ka qenë vendimi i Këshillit të Komunës së Tetovës në seancën e 26-të.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes me firmë private për partneritet publiko – privat ndryshohet praktika e pagesës.

“Çmimi për grumbullimin e mbeturinave për amvisëritë për sipërfaqet banesore për një metër katrorë do të jetë 3.20 denarë. Personat juridik do të paguajnë 4.35 ose 4.95 denarë për metër katrorë varësisht madhësisë së subjektit” – thonë nga Komuna e Tetovës.

Nga Komuna e Tetovës janë zotuar se nga fillimi i shkurtit, nëpër rrugët e Tetovës nuk do të ketë mbeturina të hedhura gjithandej e të papastruara, kontejnerë të thyer dhe pamje të keqe për kalimtarë të rastit. Pritet të nis me punë Ndërmarrja e re publike për menaxhim me mbeturina që do të udhëhiqet nga një firmë private nga Sllovenia.

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka qëndruar në Austri ku gjatë vizitës në Grac ka vizituar Qendrën e Stacionit për Filtrimin e Ujërave të Zeza që menaxhohet nga kompania “Saubermacher”. Kjo kompani do të menaxhojë me Ndërmarrjen Publike në Tetovë. “Një të tillë do ta ketë edhe Tetova” – ka shkruar në Facebook kreu i Komunës së Tetovës. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share