TETOVË: ME MOTON FESTOJMË VENDLINDJE FILLOI TURNEU I BEACH VOLEY
Mbrëmë në kuadër të Verës Kulturore në Sheshin Iliria në Tetovë filloi aktiviteti sportive Turneu në Beach Volley, me pjesëmarrë 9-të ekipe nga Maqedonia dhe Kosova, ndeshjet finale do të zhvillohen sonte në orët e mbrëmjes ku edhe do të shpallet ekipi fitues.
Me moton “Festojmë në vendlindje” në kuadër të javës sportive mbrëmë filloi Turneu në Beach Volley. Në hapjen solemne krahas kreut të Komunës Bilall Kasami i pranishëm ishte edhe nënkryetari i Federatës së Volejbollit të Maqedonisë së Veriut, Ivica Haxhi Ilievski – Çajka, përfaqësues të të gjitha klubeve të volejbollit dhe qyetarë të shumtë adhurues të këtij Sporti
“Urojmë që gjithë këto aktivitet sportive të jenë në frymën e sportit dhe sigurtisht që pjesa e garës është e rëndësishme apo më e rëndësishme është vetë aktiviteti apo ajo fryma olimpike vet pjesԯmarrja dhe unë besoj që gjithë do të fitojnë edhe pse dikush duhet të del i pari në këtë garë”, tha Bilall Kasami kryetar i Komuns së Tetovës.
Turneun e Beach Volej të hapur e shpalli nën kryetari i Federatës së Volejbollit , Ivica Haxhi Ilievski
“Mirë se erdhët në qytetin tonë ju dëshiroj qëndrim të mirë këtu . Uroj ndeshje të mira dhe cilësore . Në sport dëshira jonë dhe e juaja është që të fiton më miri . JU dëshiroj fat dhe këtë turne e shpallim turneun të hapur”, tha Ivica Haxhi Iloski nënkryetar i Federatës së Volejbollit.
Turneu i Beach Voleyt, krahas Notit për nxënësit e shkollave fillore dhe futbollit e begatoi edhe më shumë Javën e Sportit që po realizohet në kuadër të Verës Kulturore Tetovare nga Komuna e Tetovës./tvklan.mk/