Sektori për Punë të Brendshme Tetovë njoftonë se ka zbardhur dy vjedhje stoli ari të kryera në Prill të këtij viti në Tetovë dhe Zhelinë dhe për shkak të bazës së dyshimit se ajo i ka kryer Prokuroria Publike Tetovë ka ngritur kallëzim penal ndaj 55-vjeçares H.A. nga fshati Pallaticë e Tetovës. H.A. dyshohet se në një shtëpi në Zhelinë dhe në një banesë në Tetovë, nga ku ishte e punësuar nga pronarët e tyre ka marrë arin në mënyrë të paligjshme dhe më pas i shiti ato në një dyqan për stoli ari në Tetovë për një shumë prej 760 euro. Bizhuteritë u gjetën dhe iu kthyen pronarëve./KlanMacedonia