Tetovë: Filluan përgatitjet për edicionin e 18-të Turneu Mbarëkombëtar i futbollit për fëmijë u-15 “Tetova 2023”

Turneu Mbarëkombëtar i futbollit për fëmijë U-15, edicioni i 18-të,  do të  zhvillohet  nga  data  01 deri më 04 qershor, ndërsa organizator kësaj radhe është qyteti i Tetovës me  moton “Tetova 2023”. Në këtë turne tradicionalisht marrin pjesë reprezentacionet e  pesë qyteteve  si Durrësi, Ulqini, Peja, Bujanoci dhe qyteti nikoqir Tetova.  Përgatitjet pë këtë manifestim mbarëkombëtar të futbollit pë fëmijë të moshave U-15 ka filluar që moti me formimin e Këshillit organizativ që drejtohet nga koordinatori për Tetovën, profesori  Muzafer Livoreka, i cili është  edhe ndër iniciatorët së bashku me ideatorin Naim Kërçuku ish drejtor i QKF Durrës së bashku me Hajro Hajdarin nga Ulqini, Aver Husajn nga Peja, Nexhat  Aliun nga  Bujanoci dhe Kujtimm Vllamasi nga Durrësi.  

Krahas  përgatitjeve tjera të domosdoshme Këshilli organizativ ka caktuar edhe seleksionuesin e reprezentacionit të  qytetit të Tetovës që kësaj radhe  do të jetë Islam Ibrahimi dhe  ndihmësi i tij Rexhep Velija,

 Po është e saktë  se  organizimi i turneut  shkon  sipas  parashikimeve  tona, seleksionuesi Islam Ibrahimi  sot ka  filluar me përzgjedhjen e reprezentacionit që do të përbëhet  nga  futbollist  nga  ekipet që gravitojnë në rajonin e Tetovës.  Shpresoj  se për  këtë aktivitet  mbarëkombëtar  të gjitha  aktivistët  që kanë pranuar   detyrat  ato  do  ti kryejnë me seriozitetin më lartë”,  deklaroi Muzafer Livoreka.

Seleksionuesi Islam Ibrahimi i cili filloi me grumbullimin e lojtarëve gjatë ditës së sotme në stadiumin e Qendrës sportive, realizoi një seancë stërvitore për t’u njoftuar më për së afërmi me formën e lojtarëve.

Kemi obligim që të përgatitemi maksimalisht në çdo aspekt dhe të dëshmohemi si nikoqir të mirë. Gjithashtu kemi obligimin që të mbrojmë titullin e fituar nga  edicioni i 17-të që u mbajt në Pejë vitin e kaluar. Lista definitive me emrat e futbollistëve të reprezentacionit do të publikohet pas disa ditëve”, tha ai.

Duke pasur parasysh se qëllimi parësor ka qenë dhe është, shoqërimi i ndërsjellë, krijimi i kushteve që fëmijët futbollin ta shohin si argëtim dhe lojë, për të krijuar kushte për progres individuale dhe zhvillimin e kreativitetit./KlanMacedonia/

Përgatiti: Shaban Sinani  

Lexo gjithashtu
Total
0
Share