SHESHI I TETOVËS PËRPLOT ME QYTETARË
Në Tetovë, në mënyrë modeste u shënua nata e ndërrimit të moteve, njofton KlanM.
Në mungesë të organizimit të pritjes së Vitit të Ri nga autoritetet e Komunës, qytetarët u vetorganizuan duke e tubuar në sheshin e Tetovës për të përcjellë vitin 2023 dhe për të pritur vitin 2024.
Kolona automjetesh, qytetarë të të gjitha moshave, pak para mesnatës, sic njofton KlanM, e shndërruan sheshin e Tetovës në arenë të spektaklit të fishekzjarreve dhe mjeteve piroteknike.
Pasi festa tashmë kishte nisur, nuk kishte se si të mungojnë tupanat.
Lokalet në Tetovë ishin plot e përplot me mysafirë kurse qytetarët por edhe ardhja e mërgimtarëve gjallëruan rrugët e Tetovës në orët e fundit të vitit 2023.
Autoritetet e Komunës së Tetovës, sic njofton KlanM, kishin paralajmëruar se nuk do të ketë zbulurime dhe pritje të organizuar për Vitin e Ri, kurse mjetet do të destinohen për prioritete tjera.
Kreu I Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, në natën e Vitit të Ri, ka vizituar Zjarrfikësit e Tetovës. Sic përcjell KlanM postimin në Facebook të kreut të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, është zotuar për rritje të pagave, sigurim dhe pagesë të kontributeve, pajisje me uniforma, kamionë të rinjë si dhe fitnesë zonë për një transformim total për Njësinë Territoriale kundër Zjarrit në Tetovë. /KlanMacedonia/