Mbrëmë (31-janar) rreth orës 02:30 në SPB-Tetovë është raportuar një zjarr në një veturë “bmw” me shenja regjistrimi të tetovës, në pronësi të 54-vjeçarit B.B. nga Tetova.
Vetura kishte qenë e parkuar në rrugë “Gjorçe Petrov” në Tetovë për një kohë të gjatë. Me ndërhyrjen e Njësitit teritorial të Zjarrfikësve të Tetovës, zjarri është shuar plotësisht. Asnjë person nuk është lënduar, ndërsa është dëmtuar edhe një automjet tjetër “Opel astra” me shenja regjistrimi të tetovës që ndodheshte aty pranë. Inspektimi është kryer nga ekipi i SPB-Tetovë.