Tetori Rozë sivjet shënohet edhe përmes aktiviteteve të organizatës civile “Ezra” me qëllim ndërgjegjësimin e popullatës sa i përket kancerit të gjirit.
Aktivistja e njohur Liridona Beqiri tregon si ka filluar për të kjo histori dhe don ta ndajë me secilën grua rrëfimin e saj përmes aktivizmit.
“Qëllimi ynë është që mos ta shohim këtë sëmundje si trend mortaje por si një sëmundje totalisht të kurueshme nëse kapet në faza të hershme dhe nëse bëhet trajtimi I përshtatshëm mjeksor” thotë Liridona Beqiri në Happy Day.
Liridona Beqiri është një aktiviste e njohur në RMV, e cila çdo herë ka treguar forcën e gruas shqiptare në vend dhe këtë e ka manifestuar përmes fushatave shumë kreative për të cilat ajo thotë që duhet të përfaqësojnë përditshmërinë dhe natyrën e secilës grua.
“Ndonjëherë feminizmi nuk nënkupton qasje autentike ose feminist kryqtare, të qenurit feminist nuk është të jesh kundër burrave, bile edhe burrat duhet të jenë feminist në disa lloj forma. Feminizmi domethënë dhënia e mundësisë që gruaja të shpalosë potencialin e saj duke qenë pjesë përbërëse, jo emër i përvetshëm, në mesin e shoqërisë sonë, duke ngritur te mirat produktive që duhet ti ketë shoqëria jonë”,thotë Liridona.
Gratë, ndonjëherë, kanë konflikt brenda “llojit” thotë Liridona Beqiri. Kjo vjen si pasojë e “hijes gjigante” të vendosur në shoqërinë tonë, e cila i pengon gratë drejt përparimit. Gratë me potencial dhe të forta, këtu I quajnë “të përdala” shton Beqiri, por mos harrojmë, thotë ajo se burrat kanë frikë nga gratë e forta!
“Fatkeqsishtë, ne i duartrokasim sistemit patriarkal ngase nuk kemi guxim për ta dëshmuar të kundërtën. Paragjykimet e tilla dhe ndasitë gjinore, ne i hasim çdo ditë, edhe në luftat personale tonat, prej aktivizmit apo veprimtarisë që ne e bëjme dhe shohim që burrat kanë frikë nga gratë e forta sepse tani gruaja shqiptare ka dëshmuar tanimë se ka fuqi vendimarrëse” thotë aktivistja Liridona Beqiri.