Terroristët ekzekutojnë 39 persona në Nigeri, shkrumbohen disa shtëpi

Të paktën 39 persona janë vrarë nga terroristët në Malagum dhe Sokwong të Nigerisë.

Arise News shkruan se mes të vrarëve ishte një burrë, gruaja dhe djali i tij. Disa të tjerë thuhet se janë zhdukur ndërsa shumë shtëpi janë djegur.

Megjithatë, një burim në zonë tha se 11 kufomat u zbuluan në shkurre, ndërsa të tjerët vdiqën nga plagët e marra. Një udhëheqës i komunitetit në këtë zonë tha në një bisedë telefonike deklaroi se sulmi ndodhi të dielën rreth orës 23:00 dhe zgjati për më shumë se një orë.

Ai tha se ka tension serioz në këto lagje pasi të rinjtë të zemëruar nisën kërkimet për të zhdukurit nëpër shkurre./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share