Termometri shënon 47 gradë në Portugali

Europa nën valën e të nxehtit dhe zjarreve

Vala e të nxehtit vazhdon të sjellë temperatura ekstreme në mbarë Europën duke shënuar rekord në Portugali me 47 gradë Celsius. Edhe në Francë e Spanjë janë regjistruar temperatura 45 gradë.

Franca ka evakuuar më shumë se 16,000 njerëz për shkak të zjarreve pasi flakët u përhapën pranë zonave të banimit. Autoritetet kanë evakuuar kampingjet dhe turistët.

Në Spanjën jugore gjithashtu më shumë se 3200 njerëz u larguan nga zjarret në kodrat Mijas.

Ndërsa zjarret e Portugalisë duket se janë vënë nën kontroll për momentin. Më shumë se 1000 vdekje i janë atribuuar vapës në Portugali dhe Spanjë ditët e fundit.

Autoritetet thonë se janë djegur më shumë se 3-fishi i pyjeve në krahasim me vitet e kaluara.

Lufta ndaj zjarreve i ka marrë jetën një piloti, avioni i të cilit u rrëzua në Portugali ndërsa 2 të tjerë humbën jetën në Greqi kur helikopteri i tyre ra në det.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share