Tërmeti shkatërrues, Erdogan: Jemi të gatshëm të vendosim qytetarët tanë në hotele

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka vizituar sot provincën e Kahramanmarashit, aty ku edhe kishte epiqndrën tërmeti shkatërrues me magnitudë prej 7.8 ballësh, përcjell KlanMacedonia.

Erdogan tha se të gjitha institucionet po punojnë për përballimin e kësaj fatkeqësie. Ai tha se qytetarët që duan mund të vendosen në hotele në Antalia, Alanya dhe Mersin.

“U morën masa për qytetarët që mbetën jashtë si pasojë e fatkeqësisë që u shkatërroi banesat e tyre. Hotelet në rajonet Antalia, Alanya dhe Mersin do të hapen në shërbim të prekurëve nga fatkeqësia”, tha Erdogan.

Në Turqi, numri i të vdekurve ka shkuar deri në 8,574, ndërsa numri I të lënduarve ka kaluar shifrën e mbi 50 mijë personave./klanmacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share