Tërmeti në Turqi: Ndihmat – Gostivari maksimalisht i mobilizuar

SALLA E SPORTIT E STËRMBUSHUR ME DONACIONE PËR TURQINË DHE SIRINË

“ Nga shumë donacione që vazhdojnë të vinë në sallën e sportit të Gostivarit janë edhe këto doreza për fëmijë dhe një kapelë të cilat do ti shërbenin dikujt në zonën e prekur të Turqisë nga tërmeti dhe po ashtu edhe në Siri ndërsa kjo pjesa këtu që po e shihni është pjesa ku ende duhet të klasifikohen veshmbathjet dhe të nisen në destinacionin e duhur, e në pjesën tjetër ku veç më janë klasifikuar shumica e veshmbathjeve dhe pritet që sot apo nesër të nisen drejtë destinacionit të duhur, salla e sportit të Gostivarit vazhdon të mbushet nga donatorë të cilët dhurojnë veshmbathje për të gjithë që kanë nevojë në pjesën e Turqisë dhe Sirisë .

Jashtë sallës së sportit takuam qytetarë dhe donatorë të Gostivarit të cilit u shprehen se do të ndihmojnë sa të munden dhe me çfarë të munden.

“Neve na dhimbsen sikur të na kishte ndodhur ne, por siç ka thënë Zoti ashtu do të bëhet, uroj që sa më pak të këtë të vrare dhe të plagosur, ndihmat do ti dërgojmë deri sa të mundemi, ata janë vëllezërit tonë. Besoj se Erdogani është burrë i mençur do tu gjeje vendstrehim deri sa tua bëjë shtëpitë, ai bëri për Shqipërinë i bëri gjithë ato shtëpi e jo për vendin e vet, me vjen keq që ka edhe fëmijë të vegjël, Zoti u ndihmoftë.” – tha Sinan Xhemaili, banor

“Gostivari ka qenë qytet humanitar dhe to të jetë edhe më tej, ne dje dhuruam atë që kishim mundësi”

“Gostivari çdoherë ka qenë qyteti më human, e përjetuan edhe tërmetin e Shqipërisë edhe atëherë u sensibilizuan dhe mblodhën shumë ndihma, zemra jonë rrjedh me Turqinë.”

Përveç qytetit të Gostivarit, edhe nwpwr komunat tjera të vendit vazhdojnë të grumbullohen donacione. Vetëm për disa ditë nga Kryqi i Kuq në Shkup dje njoftuan se janë grumbulluar rreth 170 mijw euro. / KlanMacedonia/

Përgatiti: Avni Tahiri

Lexo gjithashtu
Total
0
Share