Është rritur në shtatë numri i personave të vdekur nga tërmeti 7.4 shkallë të Rihterit në Tajvan.
Agjencia Kombëtare e Zjarrfikësve të Tajvanit ka bërë të ditur se përveç të vdekurve, është rritur edhe numri i personave të lënduar në 711, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Po ashtu, bëhet e ditur se 77 persona kanë mbetur të ngujuar nën rrënoja, ndërsa autoritetet e Tajvanit kanë lëshuar alarmin për cunami.