Tërmeti: Mobilizohet RMV – mjete financiare dhe ekipe njerëzish për në Turqi

TETË NXËNËSIT DHE MËSUESI NGA RMV-ja PRITET TË MBËRRIJNË NË VEND

Tetë nxënësit nga Maqedonia e Veriut dhe mësuesi i tyre janë larguar nga zona e prekur nga tërmeti në Turqi, drejt Ankarasë, ku, sic percjell KlanM, pastaj so të nisën drejt Shkupit, informoi ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani. Të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore, përfshirë edhe nxënësin që ishte lënduar, i cili nuk ka pasur ndërhyrje kirurgjike.

“Në mëngjesin e sotëm diku rreth orës 2:00 pas mesnatë, diplomati ynë me dërgoi fotografi me nxënësit tonë, të gjithë janë shëndosh e mirë, dhe veç më janë nisur për në Ankara, ku do të qëndrojnë sonte atje dhe do të nisen me autobus për në Shkup, të gjithë janë mirë me shëndet dhe i lënduari i cili ka pranuar kujdes shëndetësorë është në gjendje të mirë pa ndonjë nevojë për intervenim kirurgjikal” – tha Bujar Osmani.

24 pjesëtarë të armatës, 10 mijë batanaije dhe qindar mjete sanitare dërgohen si ndihmë Turqisë. Nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, sic njofton KlanM, dërgohen 40 persona me pajisje të kompletuara dhe mjete material-teknike për kërkime dhe shpëtime nga rrënojat, gjashtë automjete për transport dhe dy automjete zjarrfikësish.

Ministria e Financave është ngarkuar që në Qeveri të dorëzojë vendimin për miratimin e mjeteve nga rezervat e buxhetit për vitin 2023, në vlerë prej 6 milionë denarë për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti katastrofal.

Ndërkohë në xhirollogarinë e Kryqit të Kuq deri në mëngjesin e sotëm janë mbledhur rreth 80 mijë denarë.

“Për këtë moment të krizës ku gjendemi në fazën e parë, mënyra më e mirë është grumbullimi i mjeteve financiare kjo është mënyra më efikase dhe direkte për ndihmën e qytetarëve të Sirisë dhe të Turqisë” – tha Sait Saiti, kryqi i Kuq.

Solidarizim dhe ndihmë për popullin turk, kanë ofruar edhe Komunat e Tetovës dhe Gostivarit. Sic shihet nëpër rrjetet sociale, ekipe të zjarrfikësve nga këto dy Komuna, do të dërgohen në zonat e prekura nga tërmeti për të marrë pjesë në operacionet e kërkim-shpëtimit. Bëhet fjalë për zjarrfikës të specializuar dhe të licensuar për fatkeqësi natyrore. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Arbana Qerimi

 

 

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share