Tërmeti me magnitudë 7.8, mbi 4890 të vdekur dhe 24 mijë të plagosur në Turqi e Siri

Më shumë se 4890 persona kanë humbur jetën në Turqi dhe Siri nga tërmeti vdekjeprurës me magnitudë 7.8 që goditi Turqinë në orët e para të mëngjesit të 6 Shkurtit.

Rreth 24 mijë të tjerë janë të plagosur në të dyja shtetet.

Në Turqi, sipas të dhënave zyrtare, janë 3381 të vrarë dhe më shumë se 20426 të plagosur.

5775 ndërtesa në Turqi janë shkatërruar si pasojë e lëkundjeve të fuqishme sizmike.

Ndërsa në Siri tërmeti ka shkaktuar 1451 të vdekur dhe 3531 të plagosur.

Nën rrënoja, në të dy shtetet, vijojnë kërkimet për të mbijetuar.

Ndërkohë, edhe ditën e sotme, në orët e para të mëngjesit ka rënë një tërmet në Turqinë qëndrore. Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, tërmeti ka qenë me një magnitudë 5.5 pranë qytetit Golbas.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share