Tërmeti i fuqishëm godet Kosta Rikën, regjistrohen lëkundje sizmike me magnitudë 6.2

Një tërmet me magnitudë 6.2 të shkallës Rihter ka goditur pjesët veriperëndimore të Kosta Rikës, por sipas informacioneve të deritanishme nuk ka shkaktuar dëme serioze.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) njoftoi se epiqendra e tërmetit ishte afër bregut të Paqësorit të Kosta Rikës, rreth 65 kilometra në veriperëndim të Tamarindo, afër kufirit me Nikaraguan, ku u ndje tërmeti, raporton AP.

Sipas raportit të USGS, tërmeti ishte në një thellësi prej rreth 18 kilometrash.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share