Një tërmet me magnitudë 6.4 ka goditur zonën Eureka të Kalifornisë Veriore dhe ka shkaktuar 2 viktima, një 72-vjeçar dhe një 83-vjeçar dhe 12 të plagosur.
Lajmin e konfirmoi Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së. Tërmeti ka sjellë po ashtu dëme në rrugë dhe në shtëpi dhe ka lënë dhjetëra mijëra qytetarë pa energji elektrike.
Përsa i përket të plagosurve, asnjë nuk konsiderohet kritike, tha Sherifi i Qarkut Humboldt, William F. Honsal teksa numri i të lënduarve pritet që të rritet.
Epiqendra e tërmetit, i cili goditi në orën 02:34 të mëngjesit së djeshëm, ishte në Paqësor rreth 15 milje nga Fortuna, një qytet me rreth 12,000 banorë në kontenë Humboldt, pjesë e bregut të pyllëzuar të Kalifornisë Redwood.
Fortuna është afër Eureka dhe rreth 280 milje me makinë në veriperëndim të Sacramento./tvklan.al