Tërmeti 7.4 ballë godet Tajvanin, katër të vdekur e 57 të lënduar – paralajmërohet cunami

In this image taken from a video footage run by TVBS, a partially collapsed building is seen in Hualien, eastern Taiwan on Wednesday, April 3, 2024. A powerful earthquake rocked the entire island of Taiwan early Wednesday, collapsing buildings in a southern city and creating a tsunami that washed ashore on southern Japanese islands.(TVBS via AP)

Një tërmet me magnitudë 7.4 ballë të Rihterit i ka goditur brigjet lindore të Tajvanit, duke lënë së paku katër të vdekur, ndërsa janë lënduar 57 të tjerë.

Tërmeti, i cili thuhet se është më i forti në 25 vitet e fundit ka shkaktuar paralajmërime për cunami për ishullin dhe Japoninë jugore.

Administrata Qendrore e Motit të Tajvanit i ka këshilluar banorët që të evakuohen në toka më të larta, pasi ka rrezik për cunami, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë lëshoi gjithashtu një paralajmërim për cunami për ishujt Miyakojima dhe Okinawa, duke paralajmëruar për valë deri në 3 metra që priten së shpejti.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share