Greqia është goditur nga një tërmet me magnitudë 4.3 ballë të shkallës Rihter pasditen e sotme.
Kështu njoftoi Instituti Evropian Sizmologjik Mesdhetar, përcjell klankosova.tv.
Tërmeti ka ndodhur 18 kilometra në jugperëndim të qytetit të Janjinës.
Deri më tani nuk raportohet për dëme të mundshme materiale apo të lënduar.