Tërmet me magnitudë 4.9 në zonën e Kyllinit në Greqi

Instituti Gjeodinamik i Observatorit Kombëtar të Athinës ka konfirmuar se një tërmet me magnitudë 4.9 të shkallës Rihter ka ndodhur pranë zonës Kyllini të Greqisë.

Epiqendra e tërmetit u regjistrua me orën lokale 20:34 dhe ndodhet në një zonë detare 17 kilometra në jug të Kyllinit, sipas mediave greke. Edhe EMSC (European-Mediterranean Seismological Centre) ka konfirmuar lëkundjen me të njëjtën magnitudë. Autoritetet po monitorojnë situatën dhe ndjekin zhvillimet pas këtij tërmeti.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share