Një tërmet me magnitudë 4.8 ka goditur Greqinë mëngjesin e sotëm. Lëkundjet sizmike u regjistruan në orën 07:20 sipas orës lokale në qytezën e Kranidi.
Tërmeti u ndje edhe në Athinë për shkak të afërsisë gjeografike.
Sipas të dhënave sizmiologjike, thellësia e tërmetit ka qenë 14.5 kilometra.
Nga lëkundjet sizmike nuk janë shënuar të lënduar apo dëme materiale.
/tvklan.al