Tërmet me intensitet prej 4.3 ballësh të shkallës Rihter në Turqinë qendrore

Një tërmet me intensitet prej 4.3 ballësh sipas shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm në Turqinë qendrore, në një thellësi prej 10 kilometrash, njoftoi Qendra sizmologjike mesdhetare evropiane.

Sipas faqes së internetit të QSME-së, epiqendra e tërmetit ishte 56 kilometra nga Kaharamanmarash, një nga qytetet më të goditura në Turqinë jugore nga tërmetet shkatërruese të 6 shkurtit.

Turqia dhe Siria të hënën e kaluar, u goditën nga dy tërmete shkatërruese me magnitudë 7.7 dhe 7.8 ballë të shkallës Rihter.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share