Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë të shkallës Rihter ka goditur ishullin grek të Evias mëngjesin e sotëm pak pas orës 06:30.
Lëkundjet janë ndjerë edhe në Atikë, raporton Kathimerini.
Pas kësaj, gati një orë më vonë, pasuan dy tërmete të reja, në të njëjtën zonë, me magnitudë 4.1 dhe 4.2 ballë të shkallës Rihter, shkruajnë gazetat greke.
Epiqendra e tërmetit të parë ishte në zonën detare, pesë kilometra nga bregu i Zarakes në Evia, në anën juglindore të ishullit dhe ishte në një thellësi prej 13.3 kilometrash.
Për momentin nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.