Tërmet i fuqishëm në Greqi

Një tërmet i fuqishëm ka goditur pas mesnatës Greqinë. Epiqendra e tërmetit ka qenë zona e Fokidës, por ka prekur edhe Atikën.

Tërmeti ishte i magnitudës 5 të shkallës Richter. Dridhjet e tokës janë shoqëruar me pasgoditje të vogla. Banorët thanë se dridhjet e tokës kanë qenë të fuqishme.

“Tërmeti ndodhi rreth orës 01:00 pas mesnate. Epiqendra ishte në gjirin e Iteas. Dridhjet e tokës janë ndjerë në zona të tjera, deri në Atikë”, tha Efthymios Lekkas, profesor i Gjeologjisë.

Lekkas u ka kërkuar qytetarëve të mos shqetësohen pasi infrastruktura në zonë mund të durojë tërmete edhe më të forta.

Ai ka theksuar se para se të ndodhte tërmeti pasi disa goditje me magnitudë të vogël./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share