Një tërmet prej 7.6 ballë të Rihterit goditi të shtunën brigjet lindore të rajonit Mindanao në Filipinet jugore, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA (USGS).
Tërmeti ndodhi në një thellësi prej 32.8 kilometrash, në orën 22:37 sipas kohës lokale (1437 GMT), thanë nga USGS.
Autoritetet ende nuk kanë dhënë informacione për viktima.
USGS, Agjencia Meteorologjike e Japonisë, dhe PHIVOLCS – instituti i Filipineve për monitorimin dhe zbutjen e shpërthimeve vullkanike, tërmeteve dhe cunamit – kanë lëshuar paralajmërime të veçanta për cunami për qytetet bregdetare në rajon.
Tërmeti erdhi disa orë pasi një tjetër tërmet me fuqi 5.5 ballë goditi Indonezinë lindore.