Tërhiqet ambasadori maqedonas nga Tokio, u akuzua për ngacmim seksual

Goran Çekov, ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Tokio,  është tërhequr nga detyra, konfirmoi të shtunën Ministria e Punëve të Jashtme në Shkup.

Jozyrtarisht, sipas mediave maqedonase, arsyeja e tërheqjes së ambasadorit Çekov nga Japonia janë akuzat e dy grave me të cilat ka bashkëpunuar për ngacmim seksual.

Në arsyetimin e MPJ-së maqedonase, janë përmendur rezultatet jo të kënaqshme dhe gjërave që dëmtojnë interesat e shtetit.

Presidenti Stevo Pendarovski nënshkroi dekretin për tërheqjen dhe ambasadori Çekov ka pesë ditë kohë për t’u kthyer në Shkup.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share