Tentuan të vjedhin një motoçikletë ”Aprilia”, policia arreston dy të mitur nga Tetova

”Më datë 01.04.2024 në ora 02:00 në rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB- Tetovë kanë privuar nga liria dy të mitur nga Tetova. Ata janë kapur duke tentuar të kryejnë “vjedhje të rëndë” të një motoçiklete “Aprilia” me shenja regjistrimi të tetovës, në pronësi të G.C.(44) nga Tetova. Të dy janë ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të çështjes, ndaj tyre do të vijojë një parashtresa përkatëse” – thuhet në kumtesën e SPB-Tetovë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share