Tentuan të korruptonin policët rrugorë, arrestohen 6 shoferë në Tiranë

Gjashtë drejtues mjetesh janë arrestuar në Tiranë gjatë 24 orëve të fundit, të cilët tentuan të korruptonin policët rrugorë. Në pranga kanë rënë M. SH., 24 vjeç, K. L., 29 vjeç, B. K., 40 vjeç, E. T., 43 vjeç, R. S., 27 vjeç, F. Xh., 60 vjeç.

Sipas Policisë së Tiranës, këta persona janë konstatuar në shkelje dhe me qëllim shmangien e ndëshkimeve ligjore, kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, duke iu ofruar atyre, shuma parash.

Lufta kundër këtij fenomeni të turpshëm do të intensifikohet, qoftë ndaj shkelësve, qoftë ndaj atyre që kryejnë korrupsionin pasiv, ndaj punonjësve të Policisë. Iu lutemi qytetarëve dhe mediave që të denocojnë çdo rast të abuzimit të punonjësve të Policisë me detyrën. 

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit duhet të rrisin vigjilencën dhe të godasin me ashpërsi çdo përfshirje në veprime korruptive të punonjësve të Policisë së Shtetit”, thotë Policia e Tiranës.

/tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share